Mësime për Besimin PersonalShembull
Kthehu tek unë
Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?” Iu përgjigj: “Po, Zot, ti e di se unë të dua”. Jezusi i tha: “Kulloti qengjat e mi!” (Gjoni 21:15)
Me trishtim e pashë tek mblidhte gjërat nga klasa e saj. Gjatë viteve kishim punuar shumë mirë bashkë, ndërsa unë shkoja vullnetar në klasën e saj në fillore. Shoqja ime mësuese po fillonte një punë të re në 8-vjeçare. Unë kisha dëshirë të shkoja me të, por isha i bindur që kjo nuk mund të ndodhte. Tre vite më vonë, u gëzova pa masë kur ajo më kërkoi të punoja sërish me të në klasën e saj të re.
Pak pas arrestimit të Jezusit, Piteri mallkoi dhe bëri be që nuk e njihte Jezusin. Pasi e mohoi për herë të tretë, Jezusi u kthye dhe pa nga Pjetri në kohën që këndoi gjeli. Kënga e gjelit i kujtoi Pjetrit parashikimin që Jezusi i kishte bërë tradhtisë së tij, gjë që e shtyu të dilte jashtë dhe të qante me hidhërim. Pas ringjalljes, Jezusi e befasoi me dashurinë dhe faljen e Tij. Atje buzë detit, pranë një zjarri me prush, Jezusi fare qetë e pyeti Pjetrin tri herë nëse e donte, duke treguar gatishmërinë për ta pranuar sërish.
Keni bërë ndonjëherë diçka aq të keqe sa të mendoni që Jezusi nuk do t’ju pranojë më? Shpëtimtari na do shumë dhe dëshiron që ne të pendohemi dhe ta kuptojmë dashurinë e Tij të madhe për ne. Nëse ne dëshirojmë të rikthehemi, mund të jemi të sigurt që Ai do të na mirëpresë krahëhapur. – Steven Laman
Ndërsa luteni, falënderojeni Jezusin që ju pranon gjithmonë, pavarësisht veprave tuaja!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/