Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mësime për Besimin PersonalShembull

Mësime për Besimin Personal

DITA 3 NGA 15

Redaktojeni jetën tuaj

Dhe unë ju them: Ecni sipas frymës dhe nuk do t’i përmbushni dëshirat e mishit.” (Gal. 5:16 NLT)

Kur nisa të shkruaja në fillim, e urreja redaktimin. Megjithatë, sa më shumë shkruaj, aq më shumë e vlerësoj redaktimin. Por tani, për shkrimet e mia, më pëlqen të përdor mjete të ndryshme redaktimi që më tregojnë cilat gjërat duhet të përmirësoj. Këta redaktorë elektronikë janë të shkëlqyer, por nuk ka gjë më të mirë se këshillat e redaktorëve njerëzorë.

Nuk është nevoja të shkruash që ta kuptosh rëndësinë e njerëzve që të drejtojnë. Gjatë jetës, kemi mësues që na ndihmojnë të “redaktojmë” jetën tonë. Redaktori më i mirë i jetës është Fryma e Shenjtë. Te Galatasve, Pali u kërkon lexuesve të tij ta lejojnë Frymën e Shenjtë të jetë Drejtuesi i tyre. Shumë herë ne nuk i kushtojmë vëmendje nxitjes së tij. Te Veprat e Apostujve, Anania dhe Safira u gjendën në një situatë vdekjeprurëse kur e shpërfillën drejtimin e Frymës. Ata ishin pjesë e kishës së parë. Të gjithë ata që besuan te Jezusi ranë dakord të shisnin çdo gjë dhe t’i mblidhnin pasuritë për të përhapur Ungjillin. Në vend që ta lejonin Frymën t’i drejtonte,ky çift gënjeu për paratë që morën nga shitja e pronës së tyre dhe kur u ballafaquan, ata ranë përtokë dhe dhanë shpirt.

Ndoshta ne nuk do të përballemi me pasoja vdekjeprurëse kur nuk e lejojmë Frymën e Shenjtë të na “redaktojë” jetët, por jeta jonë do jetë më e mirë nëse ndjekim udhëzimet e Tij. Kur ne ndjekim personin e tretë të Trinisë, Ai nuk na lejon që të mëkatojmë, na drejton tek e vërteta dhe na ndihmon të kuptojmë Perëndinë. Ky është një redaktor i shkëlqyer për jetën. – Steven Laman

Ndërsa luteni, kërkojini Zotit t’ju ndihmojë të jeni më të hapur ndaj udhëheqjes së Frymës së Shenjtë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Mësime për Besimin Personal

Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Words of Hope Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://fjaleteshpreses.org/