Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull
Kur mendon për lutjen, çfarë të vjen ndërmend? Kur lutesh, çfarë dëshiron nga Zoti? Cilat kërkesa dominojnë jetën tënde të lutjes?
Lutja e vërtetë ndodh në kryqëzimin e dorëzimit dhe festimit. Lutja është thellësisht më shumë, sesa t’i dorëzosh Zotit një listë dëshirash dhe ti bësh të ditur, se ti je mirënjohës që ai ekziston dhe që ka fuqinë të të japë. Kjo lloj lutjeje të vë ty në qendër dhe, në një mënyrë reale, e zvogëlon Zotin te pritësi hyjnor. Nuk është ai ajo çfarë dëshiron. Nuk është mençuria e tij që e sheh të nevojshme. Nuk është hiri i tij që dëshiron zemra jote. Lutja si listë dëshirash në thelb thotë: "Unë e di se çfarë është më e mira për jetën time dhe do ta vlerësoja, Zot, nëse do të përdorësh forcën tënde për ta realizuar atë".
Ti lutesh kështu kur harron se Zoti, si Krijues dhe Shpëtimtar, di pafundësisht më shumë sesa ti për ato që të duhen vërtet. Por edhe më shumë se kaq, kjo lloj lutje e bën jetën vetëm për dëshirat, nevojat dhe ndjenjat e tua. Në fund të fundit, kjo nuk është lutje. Në lutjen e vërtetë, ti ia dorëzon pretendimin mbi jetën tënde, planeve më të mëdha dhe më të mençura dhe qëllimeve të Zotit. Ti ia nënshtron vullnetin tënd, vullnetit të tij. Nuk është Zoti që nënshkron listën tënde, por je ti që po ia dorëzon jetën tënde atij.
Atëherë lutja është festë. Në lutje, ti kënaqesh në çudinë e asaj se çfarë do të thotë që në të vërtetë ke një Atë qiellor. Ti gjen gëzim në realitetin që ai ka zgjedhur për të ta dhënë mbretërinë e tij. Të lë pa ndjenja fakti që ai lëshon fuqinë e tij të plotfuqishme, për të përmbushur nevojat e tua. Ti feston faljen, shpëtimin, transformimin, mundësimin, dhe shpërndarjen e hirit. Ti gjen gëzim në përfshirjen tënde në veprën e tij të shpengimit. Ti gjen shpresë në të ardhmen e lavdishme që do të vijë. Ti habitesh nga fakti që sepse Imanuel ka pushtuar jetën tënde me anë të hirit të tij, ti nuk je kurrë, kurrë vetëm. Ti gjen paqe në faktin se hiri do të thotë që kurrë nuk ke mbetur te burimet e vogla të mençurisë, drejtësisë, dhe forcës tënde. Ti mediton për lavdinë dhe mirësinë e Zotit, pastaj feston. Ti gëzon për faktin se nuk ke pse të kërkosh më jetë në njerëz, situata, dhe vendndodhje përreth teje, por të është dhënë jeta - jeta që është e përjetshme.
A përfshin lutja e vërtetë bërje kërkesash nga Zoti? Sigurisht që po. Zoti na inkurajon ta hedhim gjithë merakun tonë mbi të, sepse ai me të vërtetë merakoset për ne. Por kërkesat e lutjes së vërtetë janë gjithmonë në kontekstin e dorëzimit dhe festimit. Janë dorëzimi dhe festimi, që i mbajnë ato kërkesa të mos jenë kërkesa egoiste ose ankesa të hidhura. Kjo lloj lutjeje është një mjet i hirit të Zotit në jetën tënde. Ndërsa e vendos Zotin në vendin e tij të duhur dhe feston vendin tënd si bir i tij, lutja bëhet një mjet që Zoti përdor për të të çliruar nga skllavëria ndaj vetes. Tani, ky është hir!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin për dhuratat e tij të shumta. Me devocionale inkurajuese nga Paul David Tripp, këto devocionale të shkurtra kërkojnë vetëm 5 minuta për t'u lexuar, por do të të inkurajojnë të meditosh për mëshirën e Zotit gjatë gjithë ditës. (*Thanksgiving - është festa e falenderimit që festohet në SHBA të enjten e katërt të Nëntorit).
More