Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

DITA 7 NGA 12

Mendo me mua për një moment. A jeton një jetë bekimi apo ankese? Është kaq e lehtë të ankohesh. Është kaq e lehtë të gjesh faj. Është kaq e lehtë të jesh i pakënaqur. Është kaq e lehtë, të gjesh gjëra që janë më pak sesa dëshiron të jenë. Është kaq e lehtë, të jesh i irrituar dhe i paduruar. Është kaq e lehtë, të rënkosh dhe të ankohesh për vështirësitë e jetës. Është kaq e lehtë të jesh i pakënaqur.

Pse janë këto gjëra kaq të lehta? Epo, ato janë të lehta sepse mëkati ende na bën të bëjmë gjithçka për ne. Meqenëse mëkati me të vërtetë është egoizmi në thelbin e tij, ne të gjithë ende priremi t'i zvogëlojmë botët tona, deri në kufijtë e vegjël të dëshirave tona, nevojave tona, dhe ndjenjave tona. Atëherë ne priremi të gjykojmë të mirën e jetës sonë, nga sa shumë mund të kemi në të vërtetë atë që duam. Është joshëse të jetosh një ekzistencë egoistike të harruar nga Zoti. Nëse e vendos veten në qendër të botës tënde, do të gjesh shumë gjëra për t'u ankuar.

Është gjithashtu e vërtetë, që ti jeton në një botë të rënë, ku njerëzit dhe gjërat nuk funksionojnë ashtu si kishte dashur Zoti. Kjo botë është vërtet e thyer. Jeta këtu me të vërtetë është e vështirë. Ti përballesh me gjithë llojet e vështirësive, të mëdha dhe të vogla. Njerëzit të zhgënjejnë. Ato e bëjnë jetën tënde të vështirë. Pengesat shfaqen në rrugën tënde. Në një farë mënyre, rënia e botës tënde hyn në derën tënde çdo ditë. Kombino vështirësitë e jetës në këtë botë të rënë, me egoizmin e mëkatit dhe ke një recetë për katastrofë, ose të paktën një jetë të mjerueshme të pakënaqësisë.

Bibla nuk i sheh murmuritjen dhe ankesën si gjëra të vogla. Në Ligjin e Përtërirë 1, Moisiu tregon se si njerëzit e Izraelit "murmurisnin" (ankoheshin) për jetën e tyre, dhe në atë murmuritje ishin të përfshira pyetje rreth mirësisë dhe mençurisë së Zotit. Gjykimi i Zotit ishte se me murmuritjet e tyre, njerëzit ishin rebeluar kundër tij; ata kishin treguar, se nuk ishin të gatshëm të bënin atë që ai i kishte thirrur dhe ua kishte mundësuar të bënin. Gëzimi ose ankesa e zemrës tënde, gjithmonë formon gatishmërinë tënde, për t'i besuar Zotit dhe për të bërë vullnetin e tij.

Të ankuarit harron hirin e Zotit. Injoron praninë e tij. Nuk arrin të shohë bukurinë e premtimeve të tij. Lejon që shfaqja e shkëlqimit të tij në krijim, të mbetet pa u vënë re. Vë në dyshim mirësinë, besnikërinë, dhe dashurinë e tij. Pyet veten, nëse Zoti është aty dhe nëse atij i intereson. Nëse beson në Zot dhe në kontrollin e tij mbi gjithçka që ekziston, atëherë duhet të pranosh që të gjitha ankesat e tua, në fund të fundit janë ankesa kundër tij. Po, është kaq e lehtë të ankohesh. Është kaq e lehtë, të harrosh bekimet e përditshme që bien mbi secilin prej nesh. Gatishmëria jonë për t'u ankuar, është një argument tjetër për hirin falës dhe shpëtues që Jezusi, pa ankesë, vdiq me dëshirë për të na dhënë ne.

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin p...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë