Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

DITA 10 NGA 12

Thjesht nuk mund të bësh asgjë për të fituar favorin e Zotit. Ti duhet ta pranosh këtë dhe ta mbash mend. Ti kurrë nuk do të jesh mjaft i drejtë, për aq kohë sa të kënaqësh kërkesat e shenjta të Zotit. Mendimet e tua nuk do të jenë kurrë aq të pastra sa duhet. Dëshirat e tua nuk do të jenë kurrë aq të shenjta. Fjalët e tua nuk do të jenë kurrë aq të pastra. Zgjedhjet dhe veprimet e tua, kurrë nuk do të nderojnë mjaftueshëm Zotin. Niveli është shumë i lartë që unë dhe ti ta arrijmë ndonjëherë. Nuk ka përjashtime. Ne të gjithë jetojmë nën të njëjtën peshë të ligjit dhe të njëjtën paaftësi të mëkatit. Ne të gjithë jemi rebelë më të mirë, se të nënshtruar. Të gjithë jemi natyrshëm më shumë krenarë sesa të përulur. Të gjithë jemi më shumë të dhënë pas idhujtarisë, sesa adhurimit të Zotit. Ne jemi më të mirë duke luftuar me fqinjët tanë, sesa duke i dashur ata. Të gjithë e shohim zilinë më të natyrshme, sesa kënaqësinë. Ne të gjithë jemi hajdutë, në një mënyrë apo në një tjetër. Ne të gjithë e lakmojmë atë që kanë të tjerët. Ne më natyrshëm e përthyejmë të vërtetën, sesa e mbrojmë atë. Ne dënojmë me fjalët tona, në vend që të japim hir. Ne hedhim prova çdo ditë, se kurrë nuk do të arrijmë në mënyrë të pavarur standardin e Zotit.

Këtu është deklarata që"I thotë të gjitha": "Sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit." ( Rom. 3:20 ). Dhe pse është e vërtetë kjo? Është e vërtetë sepse "të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë" ( Rom. 3:23 ). Gjuha është gjithëpërfshirëse. Nuk lë hapësirë ​​për përjashtime. Është lajmi jashtëzakonisht përulës, që të gjithë njerëzit duhet të pranojnë në zemrat e tyre dhe në sensin e tyre të identitetit. Por ky lajm i vështirë për t’u pranuar, është hyrja jo tek neveritja depresive e vetvetes, por tek shpresa dhe gëzimi i përjetshëm. Vetëm kur të pranosh se kush je dhe çfarë nuk je në gjendje të bësh, fillon të kuptosh domosdoshmërinë e dhuratës së Zotit. Le t'i bashkojmë lajmet e këqija dhe lajmet e mira, siç bën Pali te Romakët 3. Ai shkruan, "sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë", por ky nuk është fundi i historisë. Ai vazhdon duke thënë "por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus. Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij”( v. 23–25 ).

Pajtimi është një sakrificë shlyese. Sakrifica e Jezusit paqësoi zemërimin e Zotit dhe krijoi një pajtim midis Zotit dhe të gjithë atyre që i besuan atij. Meqenëse Zoti e urren mëkatin, e vetmja mënyrë se si ne mëkatarët mund të kemi një marrëdhënie me të, është nga Krishti duke dhënë jetën e tij për të paguar dënimin për mëkatin tonë. Ti nuk ke nevojë të bindesh për të fituar favorin e Zotit. Krishti ka fituar favorin e Zotit në emrin tënd. Pra, bindja jote nuk është kurrë një pagesë e frikshme, por një himn mirënjohjeje, për një Zot që të takoi atje ku ishe dhe bëri për ty, atë që nuk mund të kishe bërë për veten tënde.

Shkrimet e Shenjta

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin për dhuratat e tij të shumta. Me devocionale inkurajuese nga Paul David Tripp, këto devocionale të shkurtra kërkojnë vetëm 5 minuta për t'u lexuar, por do të të inkurajojnë të meditosh për mëshirën e Zotit gjatë gjithë ditës. (*Thanksgiving - është festa e falenderimit që festohet në SHBA të enjten e katërt të Nëntorit).

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/