Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull
Mëkati bën dy gjëra shumë domethënëse për të gjithë ne. Së pari, na bën që të gjithë të fusim veten në qendër të botëve tona, duke e bërë jetën të rrotullohet vetëm rreth nesh. Në fokusimin tonë të vetvetes, ne jemi të motivuar shumë nga dëshirat tona, nevojat tona, dhe ndjenjat tona, dhe për shkak se jemi, ne priremi të jemi më të vetëdijshëm për atë që nuk kemi, sesa për bekimet e shumta të mrekullueshme që na janë dhënë. Por ka edhe më shumë; për shkak se jemi të përqendruar në vetvete, ne priremi të jemi vlerësues, duke krahasuar vazhdimisht gjërat tona me ato të të tjerëve. Është një jetë e pakënaqësisë dhe zilisë. Zilia është gjithmonë egoiste.
Ekziston edhe një gjë e dytë me rëndësi të njëjtë, që mëkati na bën. Na bën të kërkojmë horizontalisht, atë që mund të gjendet vetëm vertikalisht. Pra, ne shikojmë drejt krijimit të botës për jetën, shpresën, paqen, pushimin, kënaqësinë, identitetin, kuptimin dhe qëllimin, paqen e brendshme dhe motivimin për të vazhduar. Problemi është, se asgjë në botë, nuk mund të të japë këto gjëra. Bota kurrë nuk ishte krijuar, për të kënaqur zemrën tënde. Bota u krijua, që të ishte një gisht i madh drejtues, tek vetëm Ai, i cili ka aftësinë të kënaq zemrën tënde. Shumë njerëz do të ngrihen nga gjumi sot dhe në një farë mënyre do të kërkojnë, që krijimi të jetë shpëtimtari i tyre, domethënë, t'u japë atyre atë që vetëm Zoti është në gjendje të japë.
"Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje. Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi. "( Ps. 73: 25–26 ). Këto janë fjalët e një njeriu që mësoi sekretin e kënaqësisë. Kur je i kënaqur me Dhuruesin, sepse ke gjetur tek ai jetën që po kërkoje, ti je i liruar nga kërkimi grabitqar i kënaqësisë, që është ekzistenca dekurajuese e kaq shumë njerëzve. Po, është e vërtetë që zemra jote do të pushojë, vetëm kur të ketë gjetur prehjen tek Ai.
Kjo është një nga frytet më të bukura të hirit—një zemër e kënaqur, më shumë e dhënë për të adhuruar sesa për kërkesë, dhe më shumë e dhënë për gëzimin e mirënjohjes, sesa ankthin e dëshirës. Është vetëm hiri dhe hiri, që mund të bëjë të mundur këtë lloj jetese paqësore për secilin prej nesh. A nuk do të zgjatësh dorën sot për atë hir?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin për dhuratat e tij të shumta. Me devocionale inkurajuese nga Paul David Tripp, këto devocionale të shkurtra kërkojnë vetëm 5 minuta për t'u lexuar, por do të të inkurajojnë të meditosh për mëshirën e Zotit gjatë gjithë ditës. (*Thanksgiving - është festa e falenderimit që festohet në SHBA të enjten e katërt të Nëntorit).
More