Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

DITA 2 NGA 12

Zilia është e përqendruar te vetja dhe është e drejtë ndaj vetvetes. Të fut në qendër të botës tënde. E bën gjithçka për ty. Të thotë se ti meriton atë që nuk meriton. Zilia është pritëse dhe kërkuese. Zilia të tregon se ti je dikush që nuk je, dhe ke të drejtë për atë që nuk është me të drejtë e jotja. Zilia nuk mund të festojë bekimin e tjetrit, sepse të thotë se ti meriton më shumë. Zilia të tregon se ke fituar atë, që nuk mund ta fitoje kurrë. Bota e zilisë, nuk përzihet me botën e hirit më shumë sesa vaji me ujin. Zilia harron kush je, harron kush është Zoti dhe hutohet për atë çfarë e gjithë jeta është.

Megjithatë, përpos kësaj që thamë, fakti është se të gjithë ne luftojmë me zilinë disi, në një farë mënyre dhe në një kohë të caktuar. Ne jemi xhelozë që personi pranë nesh, ka arritur suksesin financiar që ne nuk kemi shijuar kurrë. Ne do të donim që martesa jonë, të ishte po aq e lumtur sa ajo e miqve tanë në kishë. Pyesim veten, pse kemi ngecur me punën që kemi, kur ai personi tjetër ka një karrierë kaq përmbushëse. Ne jemi ziliqarë për grupin e kishës të një personi tjetër, që duket se është një komunitet kaq i dashur. Ne dëshirojmë, që të mund të hamë aq shumë sa ha ai personi tjetër dhe megjithatë të jemi po aq të dobët. Djali i gjatë do të dëshironte që të mos ishte aq i gjatë, dhe djali i shkurtër do të donte të shikonte njerëzit nga lartë poshtë, të paktën njëherë. Personi me flokë kaçurrela, i lakmon flokët e drejta dhe personi me flokë të drejtë, i ka zili kaçurrelat. Ai që studjon shumë e ka zili sportistin, dhe sportisti uron që të mund të marrë nota më të mira.

Zilia është universale, sepse mëkati është universal. Zilia i ka rrënjët në egoizmin e mëkatit (shih 2 Kor. 5: 14–15 ). Zilia është e përqendruar tek vetvetja; sepse është e përqendruar tek vetvetja, ka të drejtë; sepse ka të drejtë, është kërkuese; sepse është kërkuese, ka tendencë të gjykojë mirësinë e Zotit, nëse ai të ka dhënë atë që ti mendon se ke të drejtë; dhe për shkak se e gjykon Zotin mbi atë bazë, të çon të dyshosh mirësinë e tij. Për shkak se ti vë në dyshim mirësinë e Zotit, nuk do të vraposh tek ai për ndihmë. Zilia është një katastrofë shpirtërore.

Hiri të kujton se nuk meriton asgjë, por nuk ndalet këtu—të ballafaqon me të vërtetën, se Zoti është me lavdi i dashur, i hirshëm dhe i mirë, se ai na jep gjëra të mëdha që nuk mund t'i kishim fituar kurrë. Hiri na kujton gjithashtu, se Zoti është i mençur dhe ai kurrë nuk merr një adresë të gabuar—ai na jep secilit prej nesh saktësisht atë që e di se na nevojitet.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin p...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë