Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

DITA 4 NGA 12

Ne të gjithë e bëjmë atë, ndoshta çdo ditë. Nuk e kemi idenë se po e bëjmë, megjithatë ka një ndikim të madh në mënyrën se si e shohim veten dhe mënyrën se si u përgjigjemi të tjerëve. Është një nga arsyet që ka kaq shumë telashe marrëdhëniesh, edhe në shtëpinë e Zotit. Çfarë është kjo gjë që ne të gjithë priremi të bëjmë, që shkakton kaq shumë dëm? Të gjithë harrojmë.

Në zënien me punët e shumta dhe në vetë përqëndrimin e jetëve tona, ne me trishtim harrojmë se sa shumë janë bekuar jetët tona dhe janë ridrejtuar rrënjësisht nga mëshira. Fakti që Zoti na ka bekuar me favorin e tij kur meritonim zemërimin e tij, zbehet nga kujtimet tona, si një këngë tekstet e së cilës dikur dinim, por tani nuk mund ta kujtojmë. Realiteti që në çdo mëngjes mëshira e re na përshëndet, nuk është gjëja që na mbërthen mendjet, ndërsa përgatitemi frenetikisht për ditën tonë. Kur vendosim kokën e rraskapitur në fund të ditës për gjumin shumë të nevojshëm, shpesh dështojmë të shohim prapa në mëshirat e shumta, që rrodhën nga duart e Zotit në jetët tona të vogla. Ne shpesh nuk marrim kohë për t'u ulur dhe medituar, se si do të kishin qenë jetët tona nëse mëshira e Shpënguesit, nuk do të ishte shkruar në historitë tona personale. Mjerisht, të gjithë kemi prirjen të jemi shumë harrues të mëshirës. Harresa e mëshirës është e rrezikshme, sepse formon mënyrën se si mendon për veten dhe të tjerët.

Kur ti kujton mëshirën, gjithashtu mban mend se thjesht nuk ke bërë asgjë për të fituar atë me të cilën mëshira të ka bekuar. Kur kujton mëshirën, je i përulur, mirënjohës, dhe i butë. Kur mban mend mëshirën, ankesa i lë vendin mirënjohjes dhe dëshira për egoizëm ia lë vendin adhurimit. Por kur harron mëshirën, me krenari i thua vetes se ajo që ke, është ajo që ke arritur. Kur harron mëshirën, ti merr lavdërimin për atë që vetëm mëshira mund të prodhojë. Kur harron mëshirën, e emëron veten si të drejtë dhe si një njeri që meriton, dhe jeton një jetë me vetëdrejtësi dhe kërkuese.

Kur harron mëshirën dhe mendon se meriton atë që ke, e ke shumë të lehtë të mos japësh mëshirë për të tjerët. Me krenari, ti mendon se po merr atë që meriton dhe se edhe ata janë. Zemra jote krenare nuk është e butë, prandaj nuk preket lehtë nga gjendja e keqe e të tjerëve. Ti harron që je më shumë i ngjashëm sesa ndryshe nga vëllai yt në nevojë, duke mos njohur që asnjëri prej jush, nuk qëndron para Zotit si një njeri që meriton. Përulësia është toka në të cilën rritet mëshira për të tjerët. Mirënjohja për mëshirën e dhënë, është ajo që motivon mëshirën e zgjatur. Pali thotë: “Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.” ( Efes. 4:32 ).

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin p...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë