Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

DITA 3 NGA 12

Ti dhe unë duhet t'ia themi vetes përsëri dhe përsëri. Ne duhet të shohim në pasqyrë dhe ta bëjmë rrëfimin, si pjesë të rutinës sonë të mëngjesit. Ja çfarë duhet të themi të gjithë: "Unë nuk jam një i diplomuar i hirit". Është kaq tunduese të krijosh argumente për drejtësinë tënde:

"Në të vërtetë nuk ishte epsh. Unë jam thjesht një mashkull që pëlqej bukurinë. "

"Ky në të vërtetë nuk ishte thashethem. Ishte thjesht një kërkesë lutjeje shumë e detajuar dhe personale. ”

"Unë nuk isha i nevrikosur me fëmijët e mi. Unë thjesht po veproja si një nga profetët e Zotit. ‘Kështu thotë Zoti. . . ””

"Unë nuk jam në një kërkim të shëmtuar për pushtet personal. Jo, unë thjesht po ushtroj dhuratat udhëheqëse të dhëna nga Zoti. "

"Unë nuk jam zemër ftohtë dhe koprrac. Thjesht po përpiqem të jem një administrator i mirë i asaj që Zoti më ka dhënë. "

"Nuk isha duke u krenuar. Thjesht mendova se dikush duhej të merrte nën kontroll bisedën. ”

"Në të vërtetë nuk ishte një gënjeshtër. Ishte thjesht një mënyrë tjetër për të rrëfyer faktet. ”

Të gjithë kemi prirjen të dëshirojmë të mendojmë, se jemi më të drejtë se sa jemi në të vërtetë. Ne nuk na pëlqen të mendojmë për veten tonë, sikur jemi ende në nevojë urgjente, për hirin shpëtimtar të Zotit. Dhe me siguri nuk duam të përballemi me faktin, se ajo nga e cila duhet të shpëtohemi jemi ne! Kur argumenton për drejtësinë tënde, duke punuar shumë për të mohuar provat empirike të mëkatit tënd, atëherë nuk arrin të kërkosh hirin e mrekullueshëm, që është shpresa jote e vetme. Hiri është tërheqës vetëm për mëkatarët. Pasuritë e mirësisë së Zotit, kërkohen vetëm nga të varfërit.

Shërimi shpirtëror i Mjekut të Madh, vlerësohet vetëm nga ata që pranojnë, se ende vuajnë nga sëmundja shpirtërore e mëkatit. Është një tragjedi, kur e lavdërojmë Zotin për hirin e tij të Dielën dhe e mohojmë nevojën tonë për atë hir, pjesën tjetër të javës. Përballu me faktin sot, se ti kurrë nuk do ta tejkalosh nevojën tënde për hirin, pa marrë parasysh se sa shumë mëson dhe sa shumë piqesh, derisa të jesh në anën tjetër dhe lufta jote të ketë mbaruar, sepse mëkati nuk do jetë më (shih Phil . 3: 12–16 ). Mënyra për të filluar të festosh hirin që Zoti të jep kaq lirshëm çdo ditë, është duke pranuar sa shumë nevojë ke për të.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin p...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë