Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull
Do të doja të mund të thoja, se jam gjithmonë i kënaqur. Do të doja të mund të thoja, se nuk ankohem kurrë. Do të doja të mund të thoja, se nuk dua kurrë atë që kanë të tjerët. Do të doja të mund të thoja, se kurrë nuk e kam pasur zili jetën e tjetrit. Do të doja të mund të thoja, se kurrë nuk kam menduar që Zoti i dha diçka dikujt tjetër, që e kishte caktuar për mua. Do të doja të mund të thoja, se jam më i mirë në vlerësimin e bekimeve të mia, sesa në numërimin e asaj që nuk kam. Do të doja të mund të thoja, që oreksi im për gjërat nuk ishte aq i madh. Uroj që zemra ime të jetë e kënaqur më në fund.
Të gjitha këto janë dëshira, sepse nuk janë akoma plotësisht të vërteta për mua. Zilia ende fshihet në zemrën time. Është një nga rezultatet e errëta të mëkatit, që qëndron ende aty brenda. Pse flet Bibla kaq fort kundër zilisë? Këtu është arsyeja: kur zilia sundon zemrën tënde, dashuria e Zotit nuk e bën. Le të mendojmë se çfarë bën zilia. Supozon se meriton bekime që nuk i meriton. Kur zemra jote drejtohet nga zilia, qëndrimi i "Unë jam i bekuar" zëvendësohet me qëndrimin "Unë e meritoj". Zilia është egoiste deri në palcë. Zilia gjithmonë të vë në qendër të botës. Ajo bën gjithçka rreth teje. Ajo të bën të ekzaminosh jetën nga perspektiva e vetme e dëshirave, nevojave, dhe ndjenjave të tua.
Fatkeqsisht, zilia bën që ti të vësh në dyshim mirësinë, besnikërinë, dhe mençurinë e Zotit. Zilia akuzon Zotin se nuk e di se çfarë po bën, ose që nuk është besnik ndaj asaj që ka premtuar të bëjë. Kur je i bindur se një bekim që ka një person tjetër duhet të të përkasë ty, ti nuk ke vetëm një problem me atë person, por ke një problem me Zotin. Kur fillon të vësh në dyshim mirësinë e Zotit, ti nuk shkon më tek ai për ndihmë. Pse? Për shkak se nuk kërkon ndihmën e dikujt në të cilin dyshon.
Zilia bën diçka tjetër që është shpirtërisht vdekjeprurëse. Supozon kuptimin që askush nuk ka. Zilia jo vetëm që supozon se ti di më shumë për jetën e atij personit tjetër sesa mund të dije ndonjëherë, por supozon se ke një kuptim më të qartë se çfarë është më e mira, sesa vetë Zoti. Për më tepër, zilia bën që të harrosh hirin e mrekullueshëm të shpëtimit, transformimit, fuqizimit, dhe çlirimit të Zotit. Ti bëhesh aq i zënë me numërimin e asaj që nuk ke, saqë bekimet e mëdha të hirit të Zotit—bekimet që nuk mund t'i kishim fituar kurrë, arritur, ose merituar—ikin të panjohura dhe të pafestuara. Dhe për shkak se zilia përqendrohet më shumë në atë që ti dëshiron, sesa në jetën në të cilën Zoti të ka thirrur, të pengon ti kushtosh vëmendje urdhrave dhe paralajmërimeve të Zotit, dhe për këtë arsye të lë në rrezik moral. Zgjidhja e vetme për zilinë është hiri shpëtimtar i Zotit—hiri që i kthen mëkatarët egoistë, në adhurues të gëzueshëm dhe të kënaqur të Zotit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin për dhuratat e tij të shumta. Me devocionale inkurajuese nga Paul David Tripp, këto devocionale të shkurtra kërkojnë vetëm 5 minuta për t'u lexuar, por do të të inkurajojnë të meditosh për mëshirën e Zotit gjatë gjithë ditës. (*Thanksgiving - është festa e falenderimit që festohet në SHBA të enjten e katërt të Nëntorit).
More