Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

DITA 9 NGA 12

Ndërsa shkruaja cilësitë e karakterit të dashurisë së vërtetë, "e vërtetë, e përulur, e gëzueshme, dhe këmbëngulëse", zemra ime u mbush me trishtimin e bindjes. Mendova, "Dashuria ime shpesh dështon të jetë e vërtetë". Jo, nuk dua të them e vërtetë, në krahasim me atë të rreme. Unë nuk jam duke menduar këtu për dashuri hipokrite "Unë do të veproj sikur të dua edhe pse nuk të dua." E vërtetë këtu do të thotë "e drejtë", si lloji i shigjetës që një gjuajtës sigurohet ta nxjerrë nga këllëfi i tij. Ai dëshiron një shigjetë plotësisht të drejtë në mënyrë që kur të largohet nga harku, të mos largohet në drejtim të gabuar. E vërtetë këtu do të thotë e qëndrueshme, e besueshme, dhe jo e përshtatshme për të shkuar në një drejtim jo të dashur. Fatkeqsisht, ka ende mospërputhje në dashurinë time. Kur dikush nuk është dakort me mua, kur dikush pengon planin tim, kur unë detyrohem të pres një pritje të papritur, ose kur dikush merr atë që unë mendoj se e meritoj, është shumë joshëse për mua të përgjigjem në një mënyrë më pak se të dashur.

Fjala e dytë, e përulur, shpjegon pse unë përgjigjem siç bëj. Akoma më mungon përulësia. Unë ende prirem ta bëj jetën rreth planit tim, ndjenjave të mia, dëshirave të mia dhe pritjeve të mia. Jam akoma i tunduar të vlerësoj "të mirën" e një dite, nëse më kënaqi mua përkundër faktit, nëse e kënaqa Zotin dhe a isha i dashur me të tjerët. Ende jam i tunduar të jetoj, sikur të jem pronari i jetës time dhe akoma nuk arrij të kujtoj se jam blerë me një çmim. Dhe e gjithë kjo bën që dashuria të jetë e rëndë dhe jo e lumtur, fjala e tretë përshkruese. Është me të vërtetë, e vërtetë, se kur jeton për veten, thirrja për të dashur të tjerët është gjithmonë një barrë për ty.

Fjala e fundit na drejton tek standardi më i lartë dhe më i vështirë i dashurisë: këmbëngulja. Dashuria që nuk është besnike, është dashuria që ka pak vlerë. Dashuria që ndryshon me erën, nuk është aspak dashuri. Është një shtirje e paqëndrueshme dhe momentale, që bën më shumë dëm sesa bën mirë. Kjo është arsyeja pse dashuria besnike, e përjetshme e Zotit, është një ngushëllim kaq i madh dhe motivues.

Pyetja pra është: "Ku në botë do ta gjej këtë lloj dashurie?" Epo, nuk vjen kurrë duke i thënë vetes se do të bësh më mirë. Nëse do të kishe fuqinë për këtë lloj vetë-reformimi, kryqi i Jezu Krishtit nuk do të kishte qenë i nevojshëm. E vetmja mënyrë, që mund të shpëtoj nga skllavëria e egoizmit e dashurisë për veten dhe të filloj me të vërtetë t'i dua të tjerët, është që dashuria falëse, çliruese, fuqizuese dhe e përjetshme të vendoset në mua. Sa më shumë jam mirënjohës për atë dashuri, aq më shumë gjej gëzim duke ua dhënë të tjerëve. Dashuria e Zotit, e dhënë me dëshirë, siguron shpresën e vetme që unë mund të kem dashuri në zemrën time, të cilën po ashtu e jap me gëzim.

Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin për dhuratat e tij të shumta. Me devocionale inkurajuese nga Paul David Tripp, këto devocionale të shkurtra kërkojnë vetëm 5 minuta për t'u lexuar, por do të të inkurajojnë të meditosh për mëshirën e Zotit gjatë gjithë ditës. (*Thanksgiving - është festa e falenderimit që festohet në SHBA të enjten e katërt të Nëntorit).

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/