Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

DITA 8 NGA 12

Është një tjetër nga ato gjëra që ne të gjithë priremi të bëjmë. Ne të gjithë priremi të kërkojmë jetën në të gjitha vendet e gabuara. Të gjithë ne priremi ta kërkojmë jetën horizontalisht, kur realiteti është që ne do ta gjejmë jetën vetëm vertikalisht. Disi, në një farë mënyre, ne të gjithë priremi të shikojmë në botën e krijuar për të na dhënë jetë. Ne të gjithë kemi me vete katalogun tonë personal të "po-sikur". "Sikur të isha i martuar, atëherë do të isha i lumtur." "Sikur ta kapja dot atë punë, atëherë do të isha i kënaqur." "Sikur të mund ta blinim atë shtëpi, nuk mendoj se do të doja një gjë tjetër." "Sikur martesa ime të ishte më e mirë, atëherë do të isha mirë." "Sikur fëmijët e mi të bëheshin të mbarë, atëherë unë do të isha i kënaqur." "Sikur të arrija ____, nuk do të dëshiroja asgjë më shumë." "Sikur financat tona të ishin më të qëndrueshme, atëherë nuk do të ankohesha më."

Çfarëdo që qëndron në anën tjetër të "po sikur-it" tënd, është vendi ku ti po kërkon jetë, paqe, gëzim, shpresë, dhe kënaqësi të qëndrueshme të zemrës. Problemi është se ti vazhdon të shpenzosh para, për ato që nuk do të të përmbushin dhe të punosh shumë për të marrë atë që nuk do të të kënaqë kurrë. Është një rrëmujë e madhe, katastrofike shpirtërore që të lë të trashë, të varur, në borxh, dhe me një zemër akoma të pakënaqur. Pse? Sepse bota nuk do të jetë kurrë shpëtimtari yt. Kjo botë fizike, e krijuar, me të gjitha pamjet, tingujt, vendndodhjet, përvojat dhe marrëdhëniet e saj, nuk ka aftësi të bëjë që zemra jote të jetë e kënaqur. Kjo botë fizike u krijua nga Zoti, për të qenë një gisht i madh, që të drejton në vendin e vetëm ku zemra jote do të gjejë kënaqësi dhe prehje. Zemra jote do të prehet vetëm, kur të gjejë prehjen e saj tek Zoti dhe vetëm tek Zoti.

Kështu Jezusi thotë: ”Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren.”( Luka 12:33 ). Me çfarë do ta lidhësh zemrën tënde sot, me shpresën se do të të japë jetë? Ku do të kërkosh paqe dhe prehje të zemrës? Çfarë do të synosh për të të dhënë shpresë, guxim dhe një arsye për të vazhduar? Ku do të shikosh në krijim për t'u përpjekur të marrësh atë që vetëm Krijuesi mund të të japë? Çfarë buke do të blesh sot që nuk do të ta mbushë kurrë barkun shpirtëror?

Pse do të shikoje furishëm tek bota, për të të dhënë atë që tashmë të është dhënë në Krishtin? Pse do të kërkosh që kjo botë e thyer të jetë shpëtimtari yt, kur Jezusi ka ardhur si Shpëtimtari yt, për të furnizuar në hirin e tij gjithçka që të nevojitet?

Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin p...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë