Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul TrippShembull

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

DITA 11 NGA 12

Është vërtet e vërtetë, që një nga mëkatet më të mëdha në marrëdhëniet tona, është mëkati i harresës. Merr parasysh shëmbëlltyrën e mëposhtme të Jezusit:

Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet. Mbasi filloi t’i bëjë llogaritë, i sollën një që i detyrohej dhjetë mijë talenta. Dhe, duke qenë se ky nuk kishte të paguante, zotëria e tij urdhëroi që të shitej ai me gruan e tij, bijtë e tij dhe gjithë ç’kishte, dhe të shlyejë detyrimin. Atëherë ai shërbëtor i ra ndër këmbë e i lutej duke thënë: "Zot, ki durim me mua dhe unë do t’i paguaj të gjitha." I shtyrë nga dhembshuria, zotëria e atij shërbëtori e la të lirë atë dhe ia fali detyrimin. Por ai shërbëtor, si doli, takoi një nga shërbëtorët e tjerë, që i detyrohej njëqind denarë; dhe, mbasi e zuri për fyti, po e mbyste duke thënë: "Më paguaj detyrimin që më ke." Atëherë shërbëtori shok i tij, i ra ndër këmbë dhe iu lut duke thënë: Ki durim me mua, dhe do t’i paguaj të gjitha." Por ai nuk deshi, madje shkoi dhe e futi në burg deri sa ai ta shlyente detyrimin. Por shërbëtorët e tjerë, kur e panë ngjarjen, u pikëlluan shumë dhe shkuan e i thanë zotërisë së tyre gjithçka që kishte ndodhur. Atëherë zotëria e tij e thirri dhe i tha: "Shërbëtor i lig, unë ta fala gjithë këtë detyrim, sepse m’u lute. A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty?" ( Mat. 18: 23–33 )

Të gjithë mund të jemi kaq harrues. Ne të gjithë mund të mos kujtojmë, madhështinë e dashurisë dhe mëshirës që është derdhur mbi ne. Të gjithë mund të harrojmë, se kurrë nuk mund të kishim fituar apo merituar, gjërat më të mira në jetën tonë; ato janë tonat vetëm me anë të hirit. Këtu është problemi: në masën që harron hirin që të është dhënë, në të njëjtën masë është më e lehtë për ty të mos e shtrish hirin te të tjerët. Në masën që ti harron sa shumë je falur, në të njëjtën masë, është më lehtë për ty të mos falësh njerëzit në jetën tënde. Nëse nuk arrin të mbash me vete një zemër mirënjohjeje për dashurinë që të është dhënë kaq lirshëm, është e lehtë për ty të mos i duash të tjerët ashtu siç duhet.

Është dhe gjithmonë ka qenë e vërtetë, që askush nuk jep hir më mirë sesa një person i cili është thellësisht i bindur, se ai ka nevojë vetë për të dhe se ai është furnizuar me mirësi nga një Zot me mëshirë të butë. Ai jep atë që ne kurrë nuk mund ta kishim fituar; pse, pra, kthehemi dhe refuzojmë të japim derisa të tjerët të matin me çfarëdo standardi që i mbajmë? Thirrja për të falur, menjëherë shfaq nevojën tonë për falje. Thirrja për të dhënë hir, zbulon se sa shumë kemi nevojë për hir. Thirrja për të falur, është në të njëjtën kohë një thirrje për të kujtuar dhe për të qenë mirënjohës. Kur kujton se sa shumë dështon, ke zemër të butë ndaj të tjerëve që dështojnë, dhe dëshiron për ta të njëjtin hir që është shpresa jote e vetme. Zoti na dhëntë hirin për të kujtuar dhe gatishmërinë për t'i dhënë të tjerëve atë që na është dhënë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 10Dita 12

Rreth këtij plani

Paul Tripp's Daily Thanksgiving Devotional

Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin p...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crossway që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.crossway.org/books/new-morning-mercies-hcj/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë