Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 50 NGA 364

Zanafilla 27:30, 35

Dhe ndodhi që, pikërisht kur Isaku kishte mbaruar së bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e të atit Isak, vëllai i tij Esau u kthye nga gjahu.

Por Isaku iu përgjigj: «Yt vëlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tënd».

Kthimi i Esaut

Jakobi sapo ishte larguar nga babai i tij kur Esau u kthye nga fusha. Ai kishte vrarë një kafshë dhe përgatiti mishin ashtu siç ia donte ënda të atit. Ai shkoi te Isaku. “Baba, ha nga ky mish dhe shijoje. Më pas mund të më bekosh.” Isaku u frikësua. “Kush je ti?”, pyeti ai. “Unë jam Esau”, i tha Esau. “Kush është atëherë ai që sapo bekova?”, pyeti Isaku. Atëherë Esau e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Jakobi kishte ardhur para tij dhe babai i tij i kishte dhënë bekimin. Ai qau nga inati! “Bekomë edhe mua, baba!”, iu përgjërua ai. Por kjo nuk ishte më e mundur. Ajo që Perëndia pati thënë më parë, tanimë kishte ndodhur. Bekimi tani i përkiste Jakobit.

Shkrimet e Shenjta

Dita 49Dita 51

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al