Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 54 NGA 364

Zanafilla 29:18, 25

Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanit: «Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël».

Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanit: «Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?».

Rakela dhe Lea

Jakobi ishte aq i lumtur që mund të jetonte me dajën e vet, Labanin. Kjo ishte arsyeja përse ai punoi shumë për të. Daja i tij Labani e vërente këtë gjë. Ai i tha: “Unë dua të të jap një shpërblim. Çfarë do të dëshiroje që të kishe?” Jakobi e dinte se çfarë dëshironte të kishte. Ai do të dëshironte të martohej me Rakelën. Daja i tij, Labani ra dakord. Por…më pas xhaxhai i tij Labani bëri diçka që nuk duhej ta kishte bërë. Ai nuk i dha Rakelën Jakobit si grua, por Lean. Lea ishte motra e madhe e Rakelës. Jakobi ishte shumë i zemëruar! Labani i tha: “Mund ta kesh edhe Rakelën, por atëherë do të duhet të punosh edhe shtatë vite të tjera për mua.” Jakobi pranoi sepse e donte shumë Rakelën. Tani ai kishte dy gra. Kjo nuk lejohej nga Perëndia. Prandaj dhe gjërat shkuan keq.

Shkrimet e Shenjta

Dita 53Dita 55

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al