Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 53 NGA 364

Zanafilla 29:13

Sapo Labani dëgjoi lajmet e Jakobit, birit të motrës së vet, vrapoi drejt tij, e përqafoi, e puthi dhe e çoi në shtëpinë e vet. Dhe Jakobi i tregoi Labanit tërë ato gjëra.

Jakobi arrin tek Labani.

Jakobi eci për shumë e shumë ditë. Më pas ai arriti në vendin ku jetonte më përpara e ëma. Ai u afrua pranë një pusi. Aty njerëzit vinin dhe mbushnin ujë. Disa burra ishin ulur te pusi. Ata ishin barinj që vinin për të nxjerrë ujë për delet e tyre. Jakobi pyeti: “A e njihni Labanin?” Po, ata e njihnin atë. Ai jetonte diku afër pusit. Vajza e tij Rakela ishte duke ardhur për të mbushur ujë nga pusi. Kur Labani dëgjoi se Jakobi ishte afër pusit, ai shkoi tek ai për ta ftuar që të jetonte me të. Po për aq kohë sa Esau nuk do të ishte më i zemëruar me të. Në këtë mënyrë Perëndia u kujdes për Jakobin.

Shkrimet e Shenjta

Dita 52Dita 54

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al