Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 52 NGA 364

Zanafilla 28:1, 3, 4

Atëherë Isaku thiri Jakobin, e bekoi, i dha këtë urdhër dhe i tha: «Mos u marto me një grua nga Kanaani.
Perëndia i plotfuqishëm të bekoftë, të bëftë pjellor dhe të shumoftë, në mënyrë që ti të bëhesh një kuvend popujsh,

dhe të dhëntë bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhjes sate, në mënyrë që ti të jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe që Perëndia ia fali Abrahamit».

Arratisja e Jakobit

I ati Isaku e thirri Jakobin të shkonte tek ai. Isaku nuk ishte i zemëruar me Jakobin. Ai e dinte që Perëndia e planifikoi gjithë këtë. Jakobi duhej të merrte bekimin. Ai tha: “Perëndia të dhëntë bekimin e Abrahamit, ty dhe pasardhjes sate”. Ai shpresonte që Jakobi do të bëhej me fëmijë dhe që ata fëmijë më pas do të bëheshin vetë me fëmijë gjithashtu. Në këtë mënyrë ai do të kishte një familje të madhe. Zoti e kishte premtuar këtë. Kështu, Jakobi mori rrugën. Isaku dhe Rebeka nuk e dinin nëse do ta shihnin më Jakobin. Por ata besuan se Perëndia do të kujdesej për të.

Shkrimet e Shenjta

Dita 51Dita 53

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al