Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 27:41
Kështu Esau filloi ta urrejë Jakobin për shkak të bekimit që i kishte dhënë i ati dhe tha në zemër të vet: «Ditët e zisë për babanë po afrohen; atëherë do të vras vëllanë tim Jakobin».
Esau është i nevrikosur.
A je zemëruar ndonjëherë? A je zemëruar aq shumë saqë ke dashur të godasësh ose të shkelmosh dikë? Esau ishte kaq i zemëruar. Ai dëshironte ta lëndonte Jakobin. Ai madje tha: “Shumë shpejt, kur babai im të mos jetojë më, unë do ta vras Jakobin.” Rebeka e dëgjoi atë. Ajo i tha Jakobit. “Jakob, ti duhet të largohesh”. “Shko në vendin nga vij unë. Aty jeton vëllai im Labani. Atje Esau nuk do të mund të të afrohet. Qëndro atje për ca kohë, derisa Esaut t’i ketë kaluar zemërimi.” Kjo gjë e mërziti Jakobin. Atij i pëlqente të qëndronte me të ëmën në çadër. Por ai e dinte që duhej të largohej.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al