Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 29:32
Kështu Lea u ngjiz dhe lindi një djalë, që e quajti Ruben, sepse tha: «ZOTI e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do të më dojë».
Lea bëhet me fëmijë.
Kur një fëmijë lind, të gjithë gëzohen. Babai dhe nëna falënderojnë Perëndinë për fëmijën. Në çadrën e Jakobit lindi një djalë. Lea ishte e ëma. Ajo i vuri emrin Ruben të birit. Ajo tha: “Perëndia e ka parë trishtimin tim.” Çfarë do të thotë ajo me këtë? Jakobi e deshi Rakelën më shumë se Lean. Lea e kuptoi këtë dhe kjo gjë e trishtonte. Pas kësaj Perëndia i dha asaj një fëmijë dhe kjo e lumturoi. Megjithatë jo të gjithë ishin të kënaqur. Rakela ishte xheloze sepse Lea u bë me fëmijë. A është mirë të jesh xheloz/e?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al