ZOTI e pa se Lea u përbuz, prandaj i dha fëmijë, ndërsa Rakela ishte beronjë. Kështu, Lea mbeti shtatzënë e lindi një djalë. E quajti Ruben, sepse tha: «ZOTI e pa hidhërimin tim. Tani im shoq do të më dojë». Ajo mbeti përsëri shtatzënë, lindi një djalë e tha: «ZOTI dëgjoi që jam e përbuzur, prandaj ma dha edhe këtë». Prandaj e quajti Simeon. Përsëri mbeti shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Këtë herë im shoq do të jetë i lidhur me mua, se i kam lindur tre djem». Prandaj u quajt Levi. Lea mbeti përsëri shtatzënë, lindi një djalë e tha: «Këtë herë do ta lavdëroj ZOTIN». Prandaj e quajti Judë. Pastaj nuk lindi më fëmijë.
Lexo Zanafilla 29
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 29:31-35
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video