Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 32:11
Çliromë, të lutem, nga duart e vëllait tim, nga duart e Esaut, sepse unë kam frikë nga ai dhe druaj që ai do të vijë për të më sulmuar, pa kursyer as nënat as fëmijët.
Jakobi lutet.
A je zënë ndonjëherë? Dhe kush nga ju fitoi? Nëse zihesh me dikë që është më i fortë se ti, atëherë do të të kapë frika. Prandaj më mirë të largohesh. Jakobi e dinte që Esau ishte shumë i fortë. “Nëse Esau hap luftë, unë nuk do të mund të fitoj”, mendoi ai. Dhe çfarë bëri ai atëherë? A u largua ai me të shpejtë? Jo, Jakobi u lut. Ai tha: “Perëndi, Ti je kujdesur për mua për kaq shumë kohë, dhe unë nuk e meritoja këtë. Por Ti ke premtuar se do të më bësh një popull të madh, Të lutem më ndihmo.” Pas kësaj Jakobi ishte përsëri i qetë. Ti gjithashtu mund t'i tregosh Perëndisë gjithçka.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al