Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 37:3, 4
Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobë të gjatë deri te këmbët.
Por vëllezërit e tij, duke parë që ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t'i flisnin në mënyrë miqësore.
Jozefi merr një dhuratë të bukur.
Jakobi kishte trembëdhjetë fëmijë. Ai i donte të gjithë, por Jozefin e deshi më shumë se të tjerët dhe e favorizonte përmbi të tjerët, por kjo nuk ishte gjë e mirë nga ana e tij. Ai i bëri Jozefit një pallto të bukur me shumë ngjyra. Vëllezërit e shihnin atë dhe bëheshin xhelozë. Ata mendonin se nuk ishte e drejtë dhe filluan të silleshin keq ndaj vëllait të tyre. Vëllezërit ndonjëherë bënin gjëra të gabuara. Ata shpresonin se babai nuk do të dëgjonte për gabimet e tyre. Jozefi i tregoi babait të tij gjërat e gabuara të vëllezërve të tij. Pse veproi ai ashtu? Jozefi mendonte se nëse babai do e dinte, ata mund të ndalonin së bëri gjëra të gabuara. Por vëllezërit mendonin se Jozefi ishte llafazan. Ata e urrenin atë. Sa keq!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al