Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 37:22
Pastaj Rubeni shtoi: «Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj». Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t'ia shpënë të atit.
Plani i lig i vëllezërve
Vëllezërit po kullosnin delet. Delet po hanin barin e gjelbër. Pastaj ata panë dikë që po vinte drejt tyre. Kush ishte? A e gjetën kush? Po, ishte Jozefi. “Ja ku po vjen ëndërrimtari!” thanë ata. “Tani babai ynë Jakobi nuk është këtu. Tani mund ta zhdëpim. A ta vrasim?” Rubeni tha: “Ne nuk duhet ta vrasim. Le ta hedhim në një gropë të thellë, në mënyrë që ai të mos mund të shpëtojë. Rubeni mendonte me vete, “pastaj unë mund ta nxjerr nga gropa, kur vëllezërit e tjerë të mos jenë duke parë.” Sepse Rubeni ishte më i madhi. Ai duhej të kujdesej për vëllezërit e tij. Ai gjithashtu duhej të kujdesej edhe për Jozefin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al