Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 37:24
Pastaj e kapën dhe e hodhën në pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujë brenda.
Jozefi në pus
Kur Jozefi u afrua tek vëllezërit e tij, ata e kapën. I hoqën pallton e tij të bukur me ngjyrat e saj të këndshme. Pastaj e hodhën në një gropë të thellë. Jozefi nuk mund të dilte prej saj. Vëllezërit u ulën në një farë largësie nga pusi. Ata hëngrën bukën që u kishte sjellë Jozefi. Disa deve po vinin drejt tyre. Disa burra ishin ulur mbi to. Ata ishin nga Egjipti. “Si thoni t’ua shesim Jozefin këtyre”, thanë vëllezërit, “kështu ai do të jetë larg dhe ne nuk do ta shohim më kurrë”. Ata të gjithë mendonin se ishte një plan i mirë. Vetëm Rubeni nuk ndodhej aty. Kështu vëllezërit e shitën Jozefin tek burrat që po shkonin në Egjipt.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al