Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 37:34
Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë.
Djemtë mashtrojnë të atin, Jakobin.
Kur Rubeni u kthye tek pusi pak kohë më vonë, ai u trondit. Pusi ishte bosh. “Ku ndodhet Jozefi?”, pyeti ai. Vëllezërit i treguan se çfarë kishin bërë. “Babai do të zemërohet shumë”, tha Rubeni. “Sidomos me mua, sepse unë jam më i madhi.” Më pas vëllezërit morën pallton e bukur të Jozefit. Ata vranë një cjap dhe futën pallton në gjak. Ata gjithashtu e shqyen pallton. Pastaj ata shkuan tek babai i tyre Jakobi me pallton në duar. Kur babai i tyre pa pallton, u trondit shumë. “Ndonjë kafshë e egër duhet ta ketë bërë copë e çikë!”, qau ai. Vëllezërit e dinin se nuk ishte e vërtetë. Por ata nuk thanë asgjë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al