Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 39:21
Por Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamirës ndaj tij, duke bërë që t'i hynte në zemër drejtorit të burgut.
Veprat e Jozefit në burg
Çfarë do të bëje nëse do të ndëshkoheshe edhe pse nuk ke bërë asgjë të gabuar? Ti mund të zemërohesh! Jozefi ishte në burg, ai nuk ishte fajtor. Megjithatë ai bëri më të mirën në burg. Drejtori i burgut e vuri re këtë. Jozefi u lejua të bëhej ndihmësi i tij. Ai u lejua që t’u çonte ushqimin të burgosurve të tjerë. Gjithçka që Jozefi bënte, kishte mbarësi, sepse Perëndia e ndihmonte atë. Një ditë dy burra të rinj ranë në burg: kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi. Kupëmbajtësi gjithmonë kujdesej për verën e mbretit. Bukëpjekësi gatuante bukën e mbretit. Dhe tani ata u ndodhën në burg!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al