Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 41:1
Por ndodhi që mbas dy vitesh të plota Faraoni pa një ëndërr. Ai ndodhej pranë një lumi.
Mbreti Faraon sheh disa ëndrra.
Ishte natë. Në pallatin mbretëror të Faraonit ishte heshtje dhe qetësi. Mbreti po flinte. Ai po shihte ëndrra! Në ëndrrën e tij ai pa shtatë lopë të majme duke dalë nga lumi. Ato nisën të kullosnin në fushë. Pastaj dolën nga lumi shtatë lopë të dobëta. Ato nuk nisën të hanin bar. Shiko se çfarë po bënin... Ato hanin lopët e tjera! A u shëndoshën tani këto lopë? Jo, ato ishin akoma të dobëta si më parë. Si ishte e mundur vallë? Mbreti u zgjua i trembur. Sa ëndërr e keqe! Mbreti ra në gjumë dhe ëndërron përsëri. Kësaj here shtatë kallinj të hollë hanin shtatë kallinj të trashë. Çfarë do të thoshte e gjitha kjo?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al