Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 41:25
Atëherë Jozefi i tha Faraonit: «Ëndërrat e Faraonit janë një ëndërr e njëjtë. Perëndia i tregoi Faraonit atë që po gatitet të bëjë.
Jozefi shpjegon ëndrrën.
“Jozef”, i tha Faraoni, “Kam dëgjuar që je shumë i zoti në shpjegimin e ëndrrave”. Por Jozefi tha: “Unë nuk mundem, por Perëndia mundet”. Pastaj mbreti i tregoi atë që kishte parë në ëndërr. Jozefi i tha: “Shtatë lopët e majme janë shtatë vite. Dhe shtatë lopët e dobëta janë shtatë vite. Për shtatë vite, toka do të prodhojë drithëra me bollëk. Por pas kësaj shumë pak grurë do të rritet për shtatë vite të tjera. Njerëzit do të jenë të uritur sepse do të kenë shumë pak ushqim për të ngrënë. Kjo është ajo që Perëndi më ka thënë.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al