Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 41:57
Kështu njerëzit e të gjitha vendeve vinin në Egjipt te Jozefi për të blerë grurë, sepse zia qe shtuar mbi tërë tokën.
Hambarët e Jozefit
Në Egjipt kishte shumë hambarë të mëdhenj. Gjithashtu kishte shumë grurë në hambare. Burra të fuqishëm e kishin futur grurin në hambare. Kështu duhej vepruar sepse tani toka po prodhonte shumë pak grurë. Perëndia kishte thënë që kjo do të ndodhte dhe kështu ndodhi. Populli e mblodhi grurin nga arat. E bluan duke e kthyer në miell dhe me të poqën bukë e kështu me radhë derisa gruri mbaroi. Pas kësaj ata shkuan te Faraoni dhe i thanë: “Mbret, nuk kemi më grurë.” Mbreti u tha: “Shkoni te Jozefi. Jozefi ka grurë me bollëk.” I gjithë populli shkoi tek hambarët e Jozefit për të blerë grurë. Kështu Jozefi u kujdes për të gjithë. Në të njëjtën mënyrë Perëndia kujdeset për ne çdo ditë.
Mendo rreth kësaj...
Kujt do t’ia kishte marrë mendja vallë? Jozefi, i cili në fillim u shit si skllav, dhe më vonë përfundoi në burg, tani ishte drejtuesi i Egjiptit. Njerëzit e trajtuan keq, por Zoti kishte një qëllim tjetër për jetën e tij. Perëndia i përdori situatat në një mënyrë të tillë që Jozefi u bë një njeri i rëndësishëm.
Sa mrekullisht punon Perëndia!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al