Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 42:18, 19
Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: «Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!
Në rast se jeni njerëz të ndershëm, njeri nga ju vëllezërit të rrijë i lidhur me zinxhir në burgun tonë, dhe ju shkoni t'u çoni grurë familjeve tuaja që vdesin urie;
Vëllezërit kthehen pas.
Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Unë dua të shoh nëse jeni të sinqertë. Kthehuni tek babai juaj dhe më pas sillni Beniaminin këtu. Atëherë do të shoh nëse është e vërtetë ajo që thatë. Simeoni duhet të qëndrojë këtu derisa të ktheheni përsëri.” Vëllezërit psherëtinë. Sa e vështirë që po bëhej! “Ky duhet të jetë ndëshkimi ynë”, i thoshin njëri-tjetrit, “sepse jemi treguar shumë dashakeqas ndaj Jozefit.” Vëllezërit ishin të trishtuar për këtë. Rubeni u tha: “A nuk ju thoja që nuk duhet t’i bëjmë keq Jozefit?” Jozefi dëgjonte gjithçka. Por vëllezërit nuk e dinin që ai ishte Jozefi.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al