Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 44:1, 2
Jozefi i dha këtë urdhër kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: «Mbushi trastat e këtyre njerëzve me aq ushqime sa mund të mbajnë dhe vëri paratë e secilit në grykën e çdo traste.
Përveç kësaj vëre kupën time, kupën prej argjëndi, në grykën e trastës të më të riut, bashkë me paratë e grurit të tij». Dhe ai bëri ashtu siç i tha Jozefi.
Plani i Jozefit
Ishte shumë herët në mëngjes kur shërbëtorët e Jozefit mbushën thasë të mëdhenj me grurë. Këta thasë ishin për vëllezërit. Papandehur ... një shërbëtor futi diçka në thesin e Beniaminit. Ishte kupa e argjendë e mëkëmbësit të mbretit. Ai kishte urdhëruar të bëhej kështu. Pas pak, vëllezërit u nisën me gomerët e tyre. Ata morën me vete thasët me grurë. Papritmas një shërbëtor i mëkëmbësit të mbretit u shkoi nga pas. “Ju keni vjedhur një kupë prej argjendi të zotërisë tim!”, u bërtiti ai. Vëllezërit tundën kokën me mohim. “Jo”, thanë ata, “ne nuk e kemi bërë këtë gjë”. Vëllezërit ishin të bindur se asnjëri prej tyre nuk do e bënte një gjë të tillë.
Mendo rreth kësaj...
Jozefi u trajtua padrejtësisht nga vëllezërit e tij. Tani që i pa përsëri, ai nuk u hakmor ndaj tyre. Por ai dëshironte të dinte nëse ata ishin ende po aq të këqinj. Si i trajton ti fëmijët që sillen keq ndaj teje?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al