Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 43:34
Dhe Jozefi urdhëroi që t'u sillnin racione nga tryeza e vet; por racioni i Beniaminit ishte pesë herë më i madh nga ai i secilit prej tyre. Dhe pinë dhe u gëzuan me të.
Beniamini merr më shumë se të gjithë.
Vëllezërit po qëndronin në një tavolinë të madhe. Shërbëtorët e Jozefit sollën ushqime të shijshme. Vëllezërit ia ngulnin sytë njëri-tjetrin. Ata ishin ulur saktësisht sipas moshës së tyre! Rubeni, më i madhi, ishte ulur në krye. Pastaj Simeoni, Levi, Juda … dhe në fund Beniamini. Nga e dinte mëkëmbësi i mbretit këtë? Sa shumë ushqim që po u shërbehej atyre! Por shikoni Beniaminin ... ai mori pesë herë më shumë se vëllezërit e tjerë! Jozefi shikonte nga afër vëllezërit e tij. A ishin xhelozë ata vallë për Beniaminin? Jo, madje dukeshin të lumtur. Atyre u pëlqeu shumë që Beniamini po trajtohej aq mirë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al