Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 92 NGA 364

Zanafilla 44:16

Juda u përgjegj: «Ç'do t'i themi zotërisë tim? Çfarë fjale do të përdorim ose si do të mund të shfajësohemi? Perëndia ka rigjetur paudhësinë e shërbëtorëve të tu. Ja, jemi skllevër të zotërisë tim, si ne ashtu edhe ai në dorën e të cilit u gjet kupa».

Kthimi pas tek mëkëmbësi i mbretit.

Vëllezërit i ulën thasët e tyre me grurë përdhe. “Hidhi një sy”, thanë ata. Shërbëtori kontrolloi të gjithë trastat. Dhe ja... kupa u gjend në trastën e Beniaminit. Tani vëllezërve u duhet të kthehen pas tek mëkëmbësi i mbretit i cili i shikonte vrenjtur. “Pse e bëtë këtë?” Juda i tha: “Zoti i ka parë mëkatet tona, ne të gjithë do të jemi skllevërit e tu”. Por ai u tha: “Kjo nuk është e nevojshme. Vetëm Beniamini duhet të qëndrojë këtu. Kupa u gjend në trastën e tij.” Vëllezërit u tronditën. Kjo nuk mund të ndodhte! Çfarë do të thoshte babai i tyre?

Shkrimet e Shenjta

Dita 91Dita 93

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al