Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 93 NGA 364

Zanafilla 44:33

Lejo, pra, tani që shërbëtori yt të mbetet skllav i zotërisë tim në vend të fëmijës, dhe që fëmija të kthehet me vëllezërit e tij.

Juda kujdeset për Beniaminin.

Juda doli përpara. Ai i tha atij: “Ne ju kemi thënë që kemi një baba të vjetër. Beniamini është djali i tij më i vogël. Babai ynë e do atë shumë. Në fakt ai nuk donte ta lejonte atë të vinte me ne. Por unë i thashë babait tim: “Lëre të vijë me ne. Nëse zotëria im dëshiron ta ndëshkojë, ai mund të më ndëshkojë mua. Unë do të bëhem dorëzanë për të.” Më lër të rri këtu që të bëhem skllavi yt. Por, të lutem, lëre Beniaminin të kthehet. Përndryshe babai im do të vdesë nga pikëllimi.”

Shkrimet e Shenjta

Dita 92Dita 94

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al