Le të lexojmë BiblënShembull

Zanafilla 46:29, 30
Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.
Dhe Izraeli i tha Jozefit: «Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je ende gjallë».
Jakobi e sheh përsëri të birin, Jozefin.
Kur njerëzit janë të trishtuar, ata qajnë. Por nganjëherë, njerëzit qajnë edhe kur janë të lumtur. Jozefi qau kur e takoi përsëri të atin. Pas një udhëtimi të gjatë ata më në fund arritën në Egjipt. Juda kishte shkuar përpara të tjerëve për t'i thënë Jozefit se babai i tij po vinte. Pastaj Jozefi u largua me nxitim nga pallati i tij për të shkuar tek i ati. Ai përqafonte babanë dhe qante e qante. Jozefi kishte menduar se nuk do ta shihte më kurrë të atin. Por tani ai po e shihte atë! Pastaj Jozefi tha: “Unë do t'i them Faraonit se ti je këtu. Atëherë ai do t'ju tregojë një vend ku ju mund të jetoni.”
Mendo rreth kësaj...
Jozefi u kujdes shumë për babanë dhe vëllezërit e tij. Në këtë rast Jozefi është si Jezusi. Ai gjithashtu i bën njerëzit të lumtur edhe pse ata kanë bërë gjëra të këqija dhe mëkatare. Për njerëzit që besojnë në Të përmes besimit, Ai e ka hequr dënimin e tyre.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al