Le të lexojmë BiblënShembull

Eksodi 1:13, 14
dhe Egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t'u shërbenin me ashpërsi; dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t'i bënin tërë këto punë me ashpërsi.
Një mbret i ri
Jozefi ishte mëkëmbës i mbretit të Egjiptit. Mbreti e lejoi familjen e tij të jetonte në Egjipt. Por mbreti tani kishte vdekur. Një mbret i ri Faraon kishte ardhur. Ai nuk e njihte Jozefin. Mbreti mendonte me vete: “Pse jetojnë gjithë këta njerëz të Izraelit në vendin tonë? Ata nuk duhet të jetojnë këtu e për më tepër sa vijnë e shtohen. Nuk do kalojë shumë e ata do të na shpallin luftë. Ata nuk duhet të forcohen!” Dhe çfarë bëri mbreti? Ai i bëri izraelitët të punonin shumë fort. Ata duhet të bënin tulla prej argjile. Gjithë ditën, derisa të lodhen. “Duke qenë kaq të zënë, ata nuk do të kenë kohë të na luftojnë”, mendonte mbreti.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al