Le të lexojmë BiblënShembull

Eksodi 2:1, 2
Por një njeri i shtëpisë së Levit shkoi e mori për grua një bijë të Levit.
Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë që ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.
Ka lindur një djalë.
Në një nga shtëpitë e izraelitëve lindi një djalë. Babai Amrami dhe nëna Jokebed ishin shumë të lumtur. Por ata ishin gjithashtu të trishtuar. Sepse mbreti kishte dhënë urdhër që të gjithë djemtë e vegjël që kishin lindur duhet të vriteshin. Ata nuk donin që kjo gjë të ndodhte! Prandaj ata u kujdesën që foshnja të mos qante shpesh se mos e dëgjonin egjiptiasit. Ata nuk duhet ta dinin që kishte lindur një djalë. Sepse atëherë ata do t'i tregonin mbretit dhe njerëzit do ta vrisnin. Kjo ishte shumë keq! Edhe në shtëpinë e tij djali i vogël nuk ishte i sigurt.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al