Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 106 NGA 364

Eksodi 3:1

Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Madianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.

Moisiu kullot delet.

Në shkretëtirë po kullosnin disa dele. Një burrë ishte me delet. Ky burrë ishte Moisiu. A nuk jetonte ai më në pallatin mbretëror? Jo, Moisiu ishte i martuar dhe kishte dy djem. Babai i gruas së tij kishte dele. Moisiu kujdesej për to. Tani, ai ishte bari. Oh sa ndryshe ishte aty nga ku kishte jetuar tek pallati i bukur mbretëror! Ai po kërkonte për vende me bar. Nuk kishte aq shumë livadhe në shkretëtirë. Ai shkoi shumë larg me delet. Madje deri në malin Horeb. Në shkretëtirë, Moisiu kishte mundësinë të meditonte. Ai shpesh mendonte për Perëndinë. A mendon edhe ti për Perëndinë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 105Dita 107

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al