Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 4:3, 4
ZOTI tha: «Hidhe për tokë». Ai e hodhi përtokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.
Atëherë ZOTI i tha Moisiut: «Zgjate dorën dhe kape nga bishti». (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).
Mrekullia e gjarprit
Moisiu e kishte dëgjuar Perëndinë, por ai ende ishte shumë i frikësuar. Ai tha: «Populli do të thotë: "Nuk të ka dërguar Perëndia"». Atëherë Zoti i tha: "Çfarë ke në dorë?” Moisiu iu përgjigj: “një bastun”. Perëndia i tha: “Hidhe përtokë”. Moisiu e hodhi përtokë dhe... bastuni u shndërrua në një gjarpër. Moisiu u zmbraps. Gjarpri ishte i rrezikshëm. Perëndia i tha: “Kape gjarprin nga bishti”. Kur Moisiu veproi kështu gjarpri u shndërrua në një bastun. Kjo ishte një mrekulli. Vetëm Perëndia mund ta bëjë këtë. Kur Moisiu do ta bënte këtë para popullit, ata do ta besonin atë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al