Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 109 NGA 364

Eksodi 3:13, 14

Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: «Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t'u them: "Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju", po të jetë se ata më thonë: "Cili është emri i tij"?, ç'përgjigje duhet t'u jap?».
Perëndia i tha Moisiut: «UNË JAM AI QË JAM». Pastaj tha: «Do t'u thuash kështu bijve të Izraelit: "UNË JAM-i më ka dërguar tek ju"».

Emri i Perëndisë

Nëse takon njerëz që nuk të njohin, ata do të të pyesin: “Si të quajnë?” Pasi t’ju tregosh emrin atëherë ata do e dinë se kush je. Moisiu duhet të shkojë te populli i Izraelit. Ai i duhet t'u thotë atyre: “Ju duhet të dilni nga Egjipti.” Por ata njerëz nuk e njihnin Moisiun. Ndoshta ata as nuk do të donin ta dëgjonin atë. Moisiu e pyeti Perëndinë: “Çfarë duhet t’u them?” Perëndia i tha: “Atëherë duhet t’u thuash atyre emrin tim. UNË JAM AI QË JAM. Thuaju atyre se UNË të kam dërguar. Unë jam Perëndia i etërve të tyre, i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit.” Kur njerëzit do të dëgjonin emrin e Perëndisë, ata do t’i bindeshin Moisiut.

Shkrimet e Shenjta

Dita 108Dita 110

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al