Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 5:8, 9
Por i detyroni të prodhojnë të njëjtën sasi tullash që bënin më parë, pa asnjë pakësim; sepse ata janë përtacë, dhe për këtë arsye ata bërtasin, duke thënë: "Të shkojmë të bëjmë fli për Perëndinë tonë!".
I mbingarkoni me punë të rëndë këta njerëz dhe ata ta kryejnë pa u vënë veshin fjalëve mashtruese».
Urdhri i Faraonit
Faraoni vazhdoi të fliste. “A doni t'i shërbeni Perëndisë? Atëherë me siguri ju keni shumë kohë të lirë.” Ai thirri një shërbëtor dhe i tha: “Bëni që izraelitët të punojnë më shumë.” Populli qe furnizuar me kashtë prej bishtave të thata të grurit, nga egjiptasit. Ata duhej t’i piqnin ato brenda tullave, në mënyrë që tullat të ishin më të forta. “Detyrojini që ata ta gjejnë vetë kashtën”, tha Faraoni, “por ndërkohë të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën sasi tullash si më parë. Kështu ata nuk do të kenë kohë të mendojnë për Perëndinë.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al