Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 113 NGA 364

Eksodi 5:1, 2

Pas kësaj, Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: «Kështu thotë ZOTI, Perëndia i Izraelit: "Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë"».
Por Faraoni u përgjigj: «Kush është ZOTI që unë duhet t'i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh ZOTIN dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë».

Faraoni nuk pranon që të dëgjojë.

A ke qenë ndonjëherë në pallatin e një mbretëreshe? Pallati i saj është një ndërtesë e madhe, hijerëndë e me një shkallë të bukur në hyrje. Edhe pallati i Faraonit ishte shumë i madh. Moisiu dhe Aaroni shkuan atje. Ata u lejuan të hynin dhe të vinin tek Faraoni. Pastaj Moisiu tha: “Kështu thotë Perëndia i Izraelit: Lëre popullin tim të shkojë. Ne duam t'i shërbejmë Zotit në një mal në shkretëtirë.”Por Faraoni u përgjigj: f“Kush është Zoti? A duhet t'i bindem Atij? Unë nuk e dëgjoj Atë.” Sa keq! Faraoni po tallej me Perëndinë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 112Dita 114

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al