Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 4:11, 12
ZOTI i tha: «Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, ZOTI?
Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash».
Kush e ka bërë gojën tënde?
Dëgjo se çfarë i tha Moisiu Perëndisë: “Perëndi, unë nuk di të flas shumë mirë. Gjithmonë e kam të vështirë të flas për gjërat.” Perëndia u zemërua. Ai e kishte treguar tashmë se do e ndihmonte Moisiun. Por Moisiu ende kishte frikë. Ai nuk u mbështet te Perëndia. “Kush e ka bërë gojën e njeriut”, pyeti Perëndia. “Kush kujdeset që njerëzit të mund të dëgjojnë dhe të flasin? A nuk jam unë Ai që i bën të gjitha këto? Moisi, ti duhet të shkosh. Dhe unë do të jem me ty dhe do të të mësoj atë që ke për të thënë.” Perëndia ishte i zemëruar, por megjithatë…Moisiu nuk u dënua. Perëndia përsëri e ndihmoi atë!
Mendo rreth kësaj...
Perëndia donte ta ndihmonte Moisiun. Ai bëri mrekulli. Ashtu siç ishte atëherë, Perëndia vazhdon të jetë i njëjtë dhe sot! Dhe mrekullia më e madhe është kur Ai jo vetëm që të ndihmon, por kur Ai të jep gjithashtu atë që i kërkon.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al