Le të lexojmë BiblënShembull

Eksodi 5:20, 21
Pastaj, si dolën nga Faraoni, takuan Moisiun dhe Aaronin, që po i prisnin dhe u thanë atyre: «Le t'i hedhë sytë ZOTI mbi ju dhe le të gjykojë, sepse na keni bërë të urryer në sytë e Faraonit dhe në sytë e shërbëtorëve të tij duke vënë në duart e tyre shpatën për të na vrarë».
Moisiu dhe Aaroni fajësohen për punën e rëndë të popullit.
Kur udhëheqësit e popullit të Izraelit u larguan nga pallati, ata panë Moisiun dhe Aaronin. Udhëheqësit ishin të zemëruar. Ata mendonin se faji ishte i tyre. “Moisiu i ka thënë Faraonit që ne duam të largohemi nga Egjipti. Moisiu ka thënë që ne duam t'i shërbejmë Perëndisë. Kjo është arsyeja përse ne duhet të punojmë kaq shumë.” Ata i thanë Moisiut dhe Aaronit: “Perëndia t’ju ndëshkojë, sepse ju jeni fajtorë”. Sa keq! Faraoni kishte thurur një plan të lig. Moisiu dhe Aaroni u fajësuan për këtë. Por ata nuk mund të bënin asgjë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al