Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 121 NGA 364

Eksodi 8:6, 8

Kështu Aaroni shtriu dorën e tij mbi ujërat e Egjiptit dhe bretkosat u ngjitën dhe mbuluan vendin e Egjiptit.
Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: «Lutjuni ZOTIT që t'i largojë bretkosat nga unë, nga populli im, dhe unë do ta lejoj popullin të shkojë, që të bëjë fli për ZOTIN».

Bretkosat

Pas shtatë ditësh uji u bë përsëri siç ishte. Perëndia e dinte që Faraoni ende nuk do e dëgjonte. Atëherë Aaroni duhet të ngrinte përsëri lart bastunin e tij. Pa shiko, shumë bretkosa dolën nga lumi. Ato hidheshin në tokë, dhe në shtëpitë e njerëzve. Ato binin në enët e kuzhinës dhe mbi shtretër. Kishte kaq shumë prej tyre sa askush nuk mund t'i dëbonte. Çfarë u tha tani Faraoni Moisiut dhe Aaronit? “Lutuni që Perëndia t’i heqë bretkosat!” Por kur Perëndia i hoqi bretkosat, Faraoni nuk i dëgjoi. Ai nuk e lejoi popullin e Izraelittë largohej.

Shkrimet e Shenjta

Dita 120Dita 122

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al