Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 126 NGA 364

Eksodi 10:22, 23

Dhe Moisiu e shtriu dorën e tij drejt qiellit dhe u bë errësirë e madhe në tërë vendin e Egjiptit për tri ditë.
Njëri nuk shikonte tjetrin dhe asnjeri nuk lëvizi nga vendi ku ndodhej për tri ditë; por për të gjithë bijtë e Izraelit, kishte dritë në banesat e tyre.

Tri ditë errësirë

Faraoni nuk dëgjonte. Perëndia do të vazhdonte ta ndëshkonte atë derisa ai ta dëgjonte. Moisiu duhej ta ngrinte përsëri bastunin e tij mbi territorin e Egjiptit dhe pas kësaj, vendin e pushtoi errësira. Ndërkohë që ishte mesditë, ishte bërë sikur të ishte mbrëmje! Vendi mbeti në errësirë për tri ditë. Por në shtëpitë e izraelitëve kishte dritë. Faraoni ishte shumë i zemëruar. Ai ishte i zemëruar me Perëndinë dhe me Moisiun. Ai tha: “Ju nuk duhet të ktheheni më kurrë. Nëse vini, unë do t'ju vras.” Moisiu tha: “Unë nuk do të kthehem më.” Kjo nuk ishte më e nevojshme. Tashmë plaga e fundit po vinte për Faraonin dhe Egjiptin. Murtaja më e keqe. Atëherë Faraoni do ta lejonte popullin e Izraelit të shkonte.

Mendo rreth kësaj...

Për shkak se Faraoni nuk dëgjonte, Perëndia dërgoi dhjetë plagë. Shumë njerëz vdiqën dhe kafshë ngordhën në Egjipt. Deri në plagën e nëntë, Faraoni refuzonte të dëgjonte. Zoti dëshiron që edhe ti të dëgjosh. Ai e bën këtë sa herë që ti dëgjon një histori nga Bibla ose kur lexon Biblën. Ai të kërkon: “Biri im, bija ime, më jep zemrën tënde!”

Shkrimet e Shenjta

Dita 125Dita 127

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al