Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 12:31
Atëherë ai thirri Moisiun dhe Aaronin natën dhe u tha: «Çohuni dhe largohuni nga mesi i popullit tim, ju dhe bijtë e Izraelit; dhe shkoni t'i shërbeni ZOTIT, siç e keni thënë.
Larg Egjiptit
Edhe në pallatin e bukur të Faraonit njerëzit po qanin. Djali i madh i Faraonit kishte vdekur. Në mes të natës Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin që të vinin në pallat. Ai tha: “Ju lutem, shkoni larg prej këtu. Shkoni dhe i shërbeni Perëndisë në shkretëtirë. Merrni gratë dhe fëmijët tuaj me vete dhe gjithashtu të gjitha kafshët tuaja.” Dhe bijtë e Izraelit vepruan pikërisht kështu. Ata paketuan gjithçka. Ata gjithashtu morën dhurata të bukura nga egjiptasit. Ata morën brumë me vete për të pjekur bukë gjatë rrugës dhe kështu u nisën në një udhëtim në një rresht të gjatë me njerëz dhe kafshë. Më vonë, populli i Izraelit duhej ta përkujtonte shpesh këtë natë. Pas kësaj ata bënë një festë. Ajo festë u quajt “Pashkë.” Kështu deshi Perëndia.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al