Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 13:21
Dhe ZOTI shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t'i udhëhequr në rrugë dhe natën në një kolonë zjarri për t'u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën.
Kolona e resë
Kur ti nisesh në një udhëtim kush vjen me ty? Mami dhe babai yt, nëse i ke që të dy. Vëllezërit dhe motrat. Kush tjetër? Populli i Izraelit u nis në një udhëtim. Larg Egjiptit, dhe… Perëndia shkoi me ta! Ai u kujdes për ta. Kur njerëzit ngrinin kokat e tyre lart, shihnin një re. Ajo nuk ishte një re e zakonshme. Zoti gjendej në atë re. Ajo qëndronte gjithmonë atje. Edhe gjatë natës ajo qëndronte aty, duke ndriçuar vendin. Reja u tregonte rrugën. Ata duhej të udhëtonin në këtë mënyrë! Kështu njerëzit e dinin që Perëndia ishte gjithmonë me ta.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al