Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 135 NGA 364

Eksodi 16:8

Moisiu tha ende: «Kjo ka për të ndodhur kur Zoti do t'ju japë mish për të ngrënë në mbrëmje dhe bukë që të ngopeni në mëngjes, sepse Zoti i dëgjoi murmuritjet tuaja kundër tij. Po ne çfarë jemi? Murmuritjet tuaja nuk janë kundër nesh, por kundër Zotit».

Perëndia dëgjon murmuritjet e tyre.

Populli shkoi te Moisiu dhe Aaroni. Ata thanë se Moisiu dhe Aaroni i kishin marrë me vete me qëllim për t'i lënë të vdesin të gjithë në shkretëtirë. Kjo ishte një sjellje shumë e patakt, sepse Moisiu dhe Aaroni i ndihmuan ata. Ata i shërbyen Perëndisë dhe u kujdesën për popullin e Izraelit. Sa gjë e ligë për t’u thënë! Çfarë bëri Moisiu? A u zemërua ai? Jo, ai dëgjoi Perëndinë. Perëndia u tha atyre se do t'u jepte bukë dhe mish. Të nesërmen populli do të kishte mjaftueshëm ushqim për të ngrënë. Moisiu u tha njerëzve që Perëndia i kishte dëgjuar murmuritjet e tyre. Dhe se Perëndia është aq i mirë sa madje u përgjigjet atyre. Perëndia do t'u japë atyre ushqim.

Shkrimet e Shenjta

Dita 134Dita 136

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al