Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 16:29
Mos harroni që ZOTI ju ka dhënë shabatin; për këtë arësye ditën e gjashtë ju jep bukë për dy ditë. Secili të qëndrojë në vendin e vet; asnjeri të mos dalë nga çadra e vet ditën e shtatë".
Jo në ditën e Perëndisë
Çdo mëngjes binte manë në tokë. Njerëzit mblidhnin mjaftueshëm për një ditë. Disa njerëz donin të mbanin pak rezervë për të nesërmen, por Perëndia u tha që ata nuk duhej të mblidhnin më shumë! Të nesërmen në mëngjes ata panë manën e ruajtur. Oh, sa e pështirë sepse kishte zënë krimba. Mana ishte prishur. Jo, njerëz të dashur, nuk keni pse të kurseni pasi Perëndia ju jep manë të re, çdo mëngjes. Por të premten Perëndia tha: “Mblidhni manë për dy ditë tani. Ditën e Shabatit nuk do të ketë manë për të mbledhur. Kjo është dita e pushimit.” Dhe kështu ndodhi. Dita e Shabatit është dita e Perëndisë. Në atë ditë njerëzit nuk duhet të punojnë. Ashtu siç bëjmë ne të dielën.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al